Edhe Pacolli kandidat për President të Kosovës

Pas Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt edhe Behgjet Pacolli synon postin e Presidentit të Kosovës.

Kandidaturën e Pacollit e ka bërë publike përmes një postimi në Facebook, Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së.

“Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën”, ka shkruar Murseli.

“Kosovës në këtë kohë do t’i duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të huaj. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja në çështjen e Presidentit”, ka shkruar Murseli.

Ndryshe, AKR në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me kandidatët e saj në listën e LDK-së. Ndërsa, vetë Pacolli deri tani asnjëherë nuk ka thënë se ka ambiecie të marr postin e Presidentit të vendit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.