Edhe një sukses i futbollistëve tërnocas në arenën ndërkombëtare: Bashkim Ajdini ftohet nga përfaqësuesja e Kosovës

“Futbollisti Bashkim Ajdini është nominuar nga Shoqata e Futbollit Kosovar për dy ndeshje provë për kombëtaren A të Reprezentacionit të Kosovës. Pas ndeshjeve së fundit me ekipin Sonnenhof Großaspach , Ajdini do të udhëtojë për ndeshjet e rradhës me ekipin kombëtar të tij” – thuhet në njoftimin e klubit gjerman, pjesë e së cilës është tërnocasi.

Ajdini, i cili u nominua për ekipin kombëtar për herë të parë në karrierën e tij, dhe do të luajë dy ndeshje miqësore për Kosovën në qershor.

Më 1 qershor prej orës 18:00h, Ajdini do të luajë kundër San Marino, ndërsa më 4 qershor prej orës 18:00h, do të ndeshet kundër Maltës.

“Të jesh i nominuar për ekipin kombëtar të vendit tim për herë të parë natyrshëm më mbush me krenari. Një thirrje e tillë është një ëndërr e realizuar për çdo futbollist ”, shpjegon Bashkim Ajdini.

“Deri atëherë, përqendrimi dhe vëmendja ime e plotë do të vlejë vetëm për dy ndeshjet vendimtare të rënies të enjten dhe të dielën. Ne kemi një qëllim të përbashkët që absolutisht duam ta arrijmë ” – ka thekuar futbollisti Bashkim Ajdini.

Kush është Bashkim Ajdini?

Futbollisti Bashkim Ajdini lindi në Halmstad, Suedi, ku prindërit e tij kishin emigruar për t’i shpëtuar tensioneve të luftës në Ballkan, dhe më vonë u vendosën në Schloß Holte-Stukenbrock në Gjermani. Familja e tij u dëbua përsëri drejt vendit të origjinës në gusht të vitit 2003 në Tërnoc të Bujanocit, por ai u kthye në Gjermani një vit më vonë pasi u adoptua nga një familje gjermane që jetonte në Hövelriege dhe mori mbiemrin e tyre Renneke në vend të mbiemrit të tij origjinal Ajdini. Në Mars 2019, ai ri-mori emrin e tij të lindjes “Ajdini”.

Karrierën si futbollist e ka filluar tek Arminia Bielefeld II, ku ka qëndruar për katër sezone, ndrësa në vitin 2014, ka luajtur për ekipin e parë të Aminia Bielefeld.

Në vitin 2015-të, ka nënshkruar kontartë me Sonnenhof Großaspach, ku ka qëndruar vetëm për një sezon. Ndërsa prej pesë vitesh është pjesë e ekipit VfL Osnabrück, që garon në ligën e dytë gjermane./LUGINALAJM/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.