Edhe më tej shifra të larta të të infekrtuarve me koronavirus në Bujanoc – rrethi i Pçinjës vazhdon të jetë vatër e infeksionit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 25 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë dites së enjte (19 mars) janë kryer 51 teste antigjen, ku 25 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, prej të cilëve, njëri nga të infektuarit është nga Vranja.
Gjithashtu, gjatë 24 të fundit 148 kontrolle, prej të cilave 8 ishin fëmijë.
Bujanoci që nga shpërthimi i pandemisë, deri më sot ka regjistruar 1423 raste me koronavirus, ndërsa vetëm gjatë muajit prill, janë evidentuar 227 raste me COVID-19.
Komuna e Bujanocit, dhe e gjithë rrethi i Pçinjës po vazhdon të jetë vatër e infeksionit në Serbi, ku nga 377 të testuar, 87 kanë rezultua pozitivë./LUGINALAJM/