Edhe koronavirusi ka “pushuar” gjatë ditës së dielë në Bujanoc
Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus.
Nga raporti i fundit i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanc, bëhet e ditur se me 3 janar (e diele) edhe katër asnjë qytetarë nga Komuna e Bujanocit nuk ka rezultuar pozitivë më COVID-19.
Sipas të të njejtit raport, gjatë së dielës (3 janar), janë kryer 23 kontrolle, prej të cilëve 17 ishin fëmijë.
Megjithate, gjatë muajit dhjetor, 243 persona nga Bujanoci, kishin rezultuar poztivë me koronavirus, derisa gjatë vitit 2020, respektivisht, që nga shpërthimi i pandemisë, me koronavirus janë identifikuar 681 qytetarë nga territori i Komunës së Bujanocit./LUGINALAJM/