Edhe katër raste pozitive me koronavirus në Bujanoc – shifrat e të infektuarve deri më tani, kalojnë numrin 800

Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe 4 raste pozitive me koronavirus.

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në24 orët e fundit, janë kryer 8 teste antigjen, nga ku 4 pacientë kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.

Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të marten e 9 shkurtit, në Bujanoc, janë kryer 49 kontrolle mjekësore, prej të cilave 6 kanë qenë fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 807 raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë këtij muaji, janë evidentuar 33 pacientë me COVID-19./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.