Edhe gjashtë të infektuar me COVID-19 në Bujanoc – Jovanoviq: Numri më i madh i të infektuarve janë nga Tërnoci

1219

Në Komunën e Bujanoct, janë regjistruar edhe gjashtë persona të infektuar me koronavirus, ku numri i të infektuarve me COVID-19, nga kjo komunë, ka arritur në 160, njofton FOlonline.
Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit, aktualisht po priten mostrat edhe për 13 të testuar tjerë.
Drejtoresha e shtëpisë së shëndetit, Dr.Llella Jovaniviq, vazhdimisht po deklaron që numri më i madh i të infektuarve janë nga Tërnoci.
Që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 15 të vdekur nga COVID-19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *