Edhe Erion Veliaj rezulton pozitiv në COVID-19: “Jam në gjendje të mirë shëndetësore”

96

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Është vet i pari i Tiranës që nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar opinion se ka dal pozitiv në COVID-19. Ai për më shumë, ka deklaruar se ndjehet mirë, dhe se do të vazhdojë të punojë për Tiranën pa ndërprerë, por i mbyllur nga shtëpia.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia” – ka shkruar Veliaj.

Për më tepër, Veliaj ka kërkuar nga të gjithë që të mbajnë pastërtinë dhe të kenë kujdes për shëndetin, me që, askush nuk është imun ndaj këtij virusi.

“Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!” – ka përfunduar Veliaj.

Kujtojmë që, në Republikën e Shqiprisë, numri i zyrtarëve të lartë të infektuar me COVID-19, është shumë më i vogël në krahasim me ata të Kosovës. Erion Veliaj, është ndër politikanët e parë shqiptar, që ka rezultuar poztiv në koronavirus./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *