Edhe dy burra vdesin nga koronavirusi në Bujanoc

Brenda 24 orëve të fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe dy viktima nga infeksioni me koronavirus.

Siç merrë vesh LUGINALAJM, dy viktimat e fundit nga COVID-19, janë dy burra shqiptarë nga Bujanoci, respektivisht njëri nga Tërnoci.

I vdekuri nga Bujanoci, është i moshës së shtyer rreth 78 vjeçar, ndërsa tjetri i moshës 55 vjeçar i punësuar në njërën nga shkollat e Bujanocit.

Kujtojmë që numri i të vdekurve nga koronavirusi brenda një muaji në Bujanoc tanimë është dy shifror./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *