Edhe 7 viktima të reja nga koronavirusi në Serbi – regjistrohen edhe 284 raste të reja të infektuar me COVID-19

495

Në 24 orët e fundit, Serbia ka regjistruar edhe 7 viktima të reja nga koronavirusi, që në total janë 51 persona që kanë humbur jetën nga ky virus vdekjeprurës.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 15:00h të ditës së diel, Serbia ka regjistruar edhe 284 raste të reja me COVID-19, nga 959 mostra të paraqitura, ku në total, Serbia deri tani ka zyrtarisht 1.908 persona të prekur me koronavirus.

Të vdekur gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsejt 7 persona; 5 burra dhe 2 gra me një moshë mesatare prej 64,2 vjet, derisa pacienta që janë më ndihmën e aspiratorëve, janë në total 98 persona./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *