Edhe 11 raste të reja pozitive me koronavirus në Bujanoc – muaji mars me numrin më të madh të të infektuarve
Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 11 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë së mërkures, janë kryer 33 teste antigjen, ku 11 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe 10 teste PCR.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvilluar 86 kontrolle, prej të cilave 6 ishin fëmijë.
Vlenë të përmendet, se ky muaj (mars 2021), është ndër muajtë me numrin më të madh të të infektruarve me koronavirus në Bujanoc, ku deri më tani janë regjistruar 227 raste të reja me koronavirus.
Tanimë, Bujanoci ka regjistruar 1123 raste me koronavirus, që nga shpërthimi i pandemisë, derisa vetëm gjatë muajit mars, janë regjistruar 227 raste me COVID-19./LUGINALAJM/