Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 10 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.
Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 30 teste antigjen, ku 10 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe dy teste PCR.
Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të hënën e 2 marsit, në Bujanoc, janë kryer 97 kontrolle mjekësore, prej të cilave 10 kanë qenë fëmijë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Bujaoci ka regjistruar 924 raste me koronavirus, derisa vetëm në ditën e parë të muajit mars, janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19./LUGINALAJM/