E zë lisi në mal, vdes 39 vjeçari nga Gjilani

Një person ka vdekur në fshatin Burincë të Gjilanit, pasi e ka zënë një lis.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022, rreth orës 16:53, kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan, personin shqiptar, shtetas i Kosovës (1983 ), me vendbanim në komunë të Kaçanikut, ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra, rreth orës 18:00, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për t’u marrë me rastin”, është shprehur Hashani.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.