E zbulon Bërnabiq: Është planifikuar vrasja e Vuçiqit për muajin shkurt

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se Serbia ka marrë informacione se vrasja e presidentit Vuçiq është planifikuar për gjysmën e parë të muajit shkurt të këtij viti.

Duke folur si në Tv Prva, ajo tha se informacionet për atentatin e planifikuar i ka marrë të premten, më 14 janar, me përmbajtje urgjente.

“Është mjaft e qartë, dhe pamëdyshje se vrasja e Vuçiqit është planifikuar, ashtu që edhe koha për vrasje ishte planifikuar të jetë muaji shkurt”, tha ajo.

Siç ka thënë kryeministrja serbe, të gjitha shërbimet po punojnë për të parandaluar vrasjen e Vuçiqit.

“Ne e morëm atë me shkrim përmes Europolit, kushdo që ka guximin ose ndonjë guxim moral të tallet me këtë… Jam absolutisht e sigurt që do ta bëjë,” tha ajo.

Bërnabiq tha se nëse shërbimet nuk e pengojnë hyrjen e tyre në Serbi dhe strehët e tyre, ajo nuk beson në sigurinë personale.

“Nëse dëshiron të vrasësh dikë, mund ta bësh. A është situata serioze? E jashtëzakonshme,” tha ajo.

Kryeministrja deklaroi se grupi kriminal në fjalë përbëhej nga persona të vendeve të rajonit, disa vendeve të BE-së.

“Gjithçka që them mund të rrezikojë hetimin dhe t’i paralajmërojë ata njerëz,” tha ajo, duke theksuar se ishte e rëndësishme të zbulohej se ku ishin njerëzit që përbënin kërcënim për sigurinë e Vuçiqit.

“Për mua primare është ta parandalojmë dhe ta mbrojmë jetën e presidentit të Serbisë”, ka përfunduar ajo.

Bërnabiq tha se ajo nuk besonte se Vuçiq do të ndryshonte sjelljen e tij përkundër paralajmërimit dhe se ai kishte planet dhe qëllimet e veta dhe nuk dëshironte të ishte i bindur në atë kuptim dhe të bashkëpunonte me shërbimet e sigurisë.

“Duhet të bëjmë gjithçka për ta mbajtur të sigurt. Ai ka qëllimin dhe misionin e tij dhe nuk do të dorëzohet për asnjë pikë. Nëse do të hapet autostrada për në Pakovracë, ai do të shkojë,” shpjegoi ajo.

Siç tha ajo, nëse Vuçiqit i ndodh diçka, Serbia nuk do të mund të vazhdojë kështu./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.