E TMERRSHME: Profesori i mirënjohur nga Bujanoci, Hasan Mustafa, humb betëjën me koronavirusin

5555

Në orët e pasdites të së dielës (sot), në Qendrën Klinike Universitare, ka ndërruar jetë, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Bujanoc, Hasan Mustafa.

I ndjeri, ka disa ditë, që është konfirmuar  me COVID-19, dhe po trajtohej në Qendrën Klininike Universitare të Nishit, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Profesori, Hasan Mustafa, ka lindur më 24 janar të vitit 1954, ndërsa ka punuar si mësimdhënës për 43 vite në Shkollën e Mesme “Seza Surroi” në Bujanoc, nga i cili kanë dal nxënës tejet të suksesshëm.

Ai pas vetës, ka lënë bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Për varrimin e profesorit, redaksia jonë, do të ju njoftojë me kohë./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *