E papritur: Lulzim Basha përjashton Sali Berishën prej grupit parlamentar

212

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, e ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimin e bëri publikë vetë i pari i demokratëve.

Basha para mediave tha se çështja është komplekse pasi përfshin Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai theksoi se partneriteti me ShBA-në është i pacenueshëm dhe do mbetet i tillë në interes të partisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

“PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha që ka marrë një vendim për mbrojtje të dinjitetit të tij. Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore është e drejtë themelore e njeriut, çështja është komplekse, sepse përfshin DASH-in. Nga ana ime, prej 2 muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Partneriteti i PD-së me SHBA-në është i pacënueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve, të së ardhmes së Shqipërisë”, tha ai, raporton abcnews.al.

Lulzim Basha para mediave theksoi se Berisha e konsideron këtë si çështje personale dhe Partia me grupin nuk duhet të përfshihen.

“Me përkrahjen e SHBA-së Shqipëria ka siguruar arritjet me të rëndësishme. Ne e konsiderojmë aleatin tonë më të rëndësishëm. Berisha ka bërë të qartë se është një çështje personale e tij dhe PD me grupin nuk duhet të përfshihen”, shtoi tutje Basha.

Basha shtoi se për të shamngur keqkuptimet, ka vendosur që deri në përfudnim të shqyrtimit ligjor dhe zbardhjes, Sali Berisha të mos jetë anëtar i grupit të PD-së.

“Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së” tha Basha.

Ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportit te DASH-it, veprimet e Berishës në korrupsion kanë minuar demokracinë e Shqipërisë dhe ai me familjarët do caktohen si jo të përshtatshëm për hyrje në SHBA, vendim ky edhe i publikuar në faqën zyrtare të Departamentit të Shtetit.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *