E paprecedent: Komuna e Preshevës nuk ka ndarë as edhe një dinar për futbollistet femra preshevare

119

Nëpërmjet jë statusi në facebook, Klubi i futbollit për femra “Presheva” nga Presheva, ka njoftuar se qeverisja lokale e Preshevës, nuk ka ndarë as edhe një dinar për ketë klub të vetmin që tubon vajzat për futboll.

“Klubi i vetëm i femrave në Europë që nuk është përkrahur nga pushteti lokal” – është kjo pjesë nga paraqitja e KFF “Presheva” në statusin zyrtar në facebook.

Përkundër që nuk janë përkrahur në mënyrë institucionale, ky klub që përveç shqiptarëve sportëdashëse, tubon edhe femra të nacioaliteteve të tjera, ka marrë pjesë në shumë turrne në disa qytete të Serisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe në Bosne dhe Hercegovinë.

Megjithate, Komuna e Preshevës, ndihmon klubet e tjera të futbollit, me 1.15 milionë dinarë, duke anashkaluar skajshmërisht ketë ekip, të parin për femra në futbollin e Luginës së Preshevës.

Në vazhdim, po ua paraqesim në origjinalitet, postimin e fundit të KFF “Presheva” në Preshevë:

KLUBI I VETEM I FEMRAVE NE EUROP QE NUK ASHTE PERKRAH NGA PUSHTETI LOKAL.

Klubi i futbollit i femrave Presheva pa asnje ndihmes nga pushtetit lokakal ne vitin 2019
Pore e prezentoi Presheven me zemer e me shpirte ne shume qytete te medha ne Serbi ne turnet ku mori pjes ne Bosnje.Shqiperi.Maqedoni treguan diturin forcen talentin se vajzat Preshevare din te lozin futboll dhe u shperblyen me kupa mirnjoje etj.faliminderojme njerzit e vullnetit te mire qu ju dulen ne ndihme ketyre vajzave.
Faliminderojme te gjithe sponzoret qe na perkerahen dhe ju jemi mirnjohes per ndihmesen dhe nderin qe jua bonet futbollisteve.
PA JU NE NUK DO TE MUNDEMI TE EKZISTOJME SI EKIP.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *