E mbani mend ketë premtin të Shqiprim Arifit: “Nëse nuk hapet kufiri Miratoc-Llojan, unë tërheqem prej politikës – vërtetë a u tërhoq ai nga politika?!” (VIDEO)
Ishte data 14 dhjetor e vitit 2017-të kur në emisionin “RUBIKON” të Ardiatik Kelmedit, bartësit e listave zgjedhjore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 dhjetorit në Preshevë, po shpalosnin programet e tyre paraelektorale.
Ajo që kujtohet nga ky debat, se ishte zhvilluar me shumë tensione ndërmjet Ardita Sinanit të PVD-së dhe Shqiprim Arifit, të APN-së, i cili mes tjerash pati premtuar se, ai si kryetar i Komunës së Preshevës, do ta hap edhe kufirin Miratoc – Llojan.
“Une kom thonë, nëse s’hapet kufiri Miratoc-Llojan, une tërheqna prej politikës. Kush guxon ketë me thonë p’i juve?!” – pati premtuar në origjinalitet kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi.
Megjithate, kufiri, as pas katër vjetëve nuk është hap, dhe Shqiprim Arifi, nuk e ka lënë politikën.
APN aktualisht është në opozitë në Komunën e Preshevës, por atyre aktualisht nuk ju pengojnë vetëm sukseset e qeverisjes lokale, por edhe paraqitjet e deputetit Shaip Kamberi, i cili dje në seancën e Kuvendit republikan parashtroi pyetjen se ku ka mbetur iniciativa për hapjen e kufirit Miratoc – LLojan, gjë që u kritikua nga “Përktahësit e Alternativës për Ndryshim”./LUGINALAJM/