E konfirmon Kamberi: Do të kandidoj për një mandat të ri të deputetit

Përmes një statusi në facebook, deputeti Shaip Kamberi ka konfirmuar se do të kandidoj edhe për një mandat të ri.

“Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi” – ka shkruar ndër tjera kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI !

Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.

Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.

Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.

Vazhdojmë bashkë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *