E konfirmon Agim Veliu: LDK don kryetarin e Kuvendit

88

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, e ka thënë sërish se partia e tij e ka dhënë ofertën e fundit për VV-në, ku ajo kërkon kryekuvendarin dhe se janë në pritje të përgjigjes nga partia e Kurtit.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që VV të deklarohet, përndryshe diçka tjetër nuk do të kemi”, ka thënë Veliu para gazetarëve, pas homazheve të bërë te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së tij.I pyetur se çfarë do të vendos sot Kryesia e LDK-së, Veliu ka thënë se nuk mund ta dijë por sipas tij do të qëndroj në ofertën e bërë.

“Nuk mund të perjudikoj çfarë mund të vendos, ofetra jonë është parimore dhe kryesia do të qendrojë aty”, ka deklaruar Veliu.

Kujtojmë se Kryesia e LDK-së do të mblidhet sot nga ora 14:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *