E gërrditshme: Shqiprim Arifi akuzon deputetin Shaip Kamberi për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Presjevë, jo SNS-in

Përmes një statusi në profilin zyrtar në facebook, kryetari në detyrë i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka regauar ndaj shkarkimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu.

Ky reagim i bërë në orët e pasdites së sotme, më shumë ka qenë akuzë ndaj kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi, se sa ndaj SNS-it të Aleksandar Vucicit,  parti e cila edhe më tej po e mbanë në pushtet, Shqiprim Arifin.

Arifi, veprimin e ministrit të shëndetësisë serbe, i cili është pjesë e SNS-it, e ka qujatur, ushtrim të kompentencave kushtetuese.

“Me këtë akt arbitrar, Ministri i Shëndetësisë thjeshtë po i ushtron kompetencat e tij, pa kurrëfarë kriteri, e sidomos në këtë rast që e shkarkon një drejtor të kombësisë Shqiptare që i përket shumicës së popullatës Shqiptare në komunën tonë, duke emëruar për ushtrues detyre drejtor të nacionalitetit serb, për të cilën i kërkojmë Ministrit të Shëndetësisë shpjegim zyrtar për aktin e ndërmarrë ndaj drejtorit të deritanishëm të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr. Driton Salihu” – thuhet në reagimin e Shqiprim Arifit, kryetar i masave të dhunshme në Preshevë.

Kryetari i APN-së, sulmet kryesore ndaj shkarkimit të Driton Salihut, i ka adresuar në drejtim të kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberit, me akuzën se Kamberi “ishte në frontin e parë që ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme në shkarkimin e drejtorit në fjalë dhe kjo është faktike pasi që është sabotuar puna e tij që nga dita e parë”.

“Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik – PVD, konkretisht kryesuesi i saj e njëkohësisht deputeti Shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ishte në frontin e parë që ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme në shkarkimin e drejtorit në fjalë dhe kjo është faktike pasi që është sabotuar puna e tij që nga dita e parë. Bashkëpunimin e ngushtë që Shaip Kamberi e ka patur për 20 vite në nivelin lokal në Bujanoc me subjektin e pasardhësit të Millosheviqit -SPS, e ka funksionalizuar tani si Deputet edhe në nivel Qendror. Nuk kanë munguar as letrat anonime drejtuar institucioneve qendrore në Beograd për të arritur qëllimet e tyre politike lokale në Komunën e Preshevës. Gjithashtu janë (keq)përdorur mekanizmat e ndryshme të institucioneve qendore, si mashë për të qëruar hesapet politike, veçanërisht në Komunën e Preshevës dhe për të humbur gjurma që orientojnë gishtin nga PVD-ja, është emruar si Drejtor i ri tani dr. Boban Spasiq si ushtrues detyre” – thuhet në akuzat e Shqiprim Arifit ndaj deputetit popullor, Shaip Kamberi.

Por, sa kanë bazë këto akuza për komplote, të kryetarit në detyrë të Preshevës, Shqiprim Arifit ndaj deputetit Shaip Kamberit, kur ky i fundit, javë më parë, pati replika shumë të ashpërta kundër ministrin e shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, kjo mbetet vetëm një akuzë të cilën e të parit preshevar, i cili, për çdo llojë veprimi, akuzon kryetarin e PVD-së, ndërsa jo përgjegjësit kryesor, e që janë Partia Përparimtare Serbe (SNS), që edhe më tej po e mbajnë në pushtetin preshevar.

 

Më poshtë, mundë t’a lexoni të plotë, reagimin e kryetarit të APN-së, Shqiprim Arifi:

Me një Aktvendim arbitrar sot është shkarkuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, dr. Driton Salihu, nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Serbisë. Vendim ky që është puro politik, meqë edhe më grotesk, pasi në situatën e jashtëzakonshme me pandemi globale, bëhen lojëra politike në shkarkim-ngarkimin e drejtorëve të institucioneve lokale shëndetësore dhe këtë sipas vendimit të Ministrit me ‘’Shkarkim pa arsye’’

Dr. Driton Salihu është emëruar drejtor i Shtëpisë së Shëndetit nga Kuvendi Komunal në Preshevë, i vetmi në tërë Republikën e Serbisë si udhëheqës i insitucionit shëndetësore me Kombësi Shqiptare në Prill të vitit 2018, ndërsa pak vite më vonë kompetencat e emërimit të drejtorit janë bartur tek Ministria e Shëndetësisë në Beograd, me ç`rast pushteti lokal është zbehur edhe më tej në vetë-adminstrimin e sferave vitale në vendin tonë.

Gjithashtu, dr. Driton Salihu udhëhiqte Shtëpinë e shëndetit gjatë Pandemisë globale COVID 19, si një nga TOP 5 Komunat në tërë territorin e R. së Serbisë për masat kundër COVID 19, konkretisht organizimin e proçesit të imunizimit gjegjësisht vaksinimit të popullatës në Komunën e Preshevës.

Njëkohësisht, dr. Salihu është përfitues i projektit më të shtrenjtë financiar në Renovimin e plotë të objekteve të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, projekt i cili ende nuk është tenderuar nga Qeveria serbe, edhe pse të gjitha procedurat paraprake kanë kaluar që nga 2017-ta.

Renovimi i urgjencës me mjete Ndërkombëtare, realizimi i Programit të asistencës shtëpiake në bashkëpunim me Komunën e Preshevës për punësimin e stafit mjekësor, zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve mjekësore në vendbanimet e komunës së Preshevës, renovimi i ambulantave në vendbanimet e komunës sonë, rekonstruksioni i sistemit të ngrohjes qendrore në një sistem ekologjik, sigurimi i autoambulancave si donacion nga vendet evropiane, vendosja e Sistemit të menaxhimit të orarit të punës për stafin medicinal, sigurimi i vendeve të punës në afat të pacaktuar për një numër të konsiderueshëm të punëtorëve medicinal, çrrënjosja e korrupsionit dhe vendosja e rendit dhe disiplinës në këtë institucion shëndetësor etj etj etj, janë vetëm disa nga sukseset e Dr. Driton Salihu, i cili sharkohet PA ASNJË ARSYE.

Në kohë pandemie, Ministria e Shëndetësisë në vend se të ndihmoj Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë me donacione të ndryshme si në aspektin infrastrukturor, pajisje apo medikamente ose me aprovimin e kërkesës së nevojshme të drejtorit Driton Salihu për ndërtimin e spitalit rajonal për Luginën e Preshevës, Ministria përkundrazi na shkarkon drejtorin e shtëpisë së shëndetit dhe atë pa asnjë arsye.

Me këtë akt arbitrar, Ministri i Shëndetësisë thjeshtë po i ushtron kompetencat e tij, pa kurrëfarë kriteri, e sidomos në këtë rast që e shkarkon një drejtor të kombësisë Shqiptare që i përket shumicës së popullatës Shqiptare në komunën tonë, duke emëruar për ushtrues detyre drejtor të nacionalitetit serb, për të cilën i kërkojmë Ministrit të Shëndetësisë shpjegim zyrtar për aktin e ndërmarrë ndaj drejtorit të deritanishëm të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr. Driton Salihu.

Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik – PVD, konkretisht kryesuesi i saj e njëkohësisht deputeti Shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ishte në frontin e parë që ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme në shkarkimin e drejtorit në fjalë dhe kjo është faktike pasi që është sabotuar puna e tij që nga dita e parë.

Bashkëpunimin e ngushtë që Shaip Kamberi e ka patur për 20 vite në nivelin lokal në Bujanoc me subjektin e pasardhësit të Millosheviqit -SPS, e ka funksionalizuar tani si Deputet edhe në nivel Qendror. Nuk kanë munguar as letrat anonime drejtuar institucioneve qendrore në Beograd për të arritur qëllimet e tyre politike lokale në Komunën e Preshevës. Gjithashtu janë (keq)përdorur mekanizmat e ndryshme të institucioneve qendore, si mashë për të qëruar hesapet politike, veçanërisht në Komunën e Preshevës dhe për të humbur gjurma që orientojnë gishtin nga PVD-ja, është emruar si Drejtor i ri tani dr. Boban Spasiq si ushtrues detyre.

Se sa kjo është e vërtetë shihet qartë nga mosreagimi i figurave kryesore të këtij subjekti të Shaip Kamberit dhe as nga Këshili Kombëtar Shqiptar i cili është nën udhëheqjen e kësaj partie. Përkundrazi akuza të njohura dhe të pabaza për opinionin drejtuar pushtetit aktual lokal nën udhëheqjen tonë dhe atmosferë ‘’fitoreje’’ për aktivistët e këtij subjekti që funksionin si sekt.

Për këtë gjë, ne si pushtet lokal vetëm kemi informuar faktorin ndërkombëtar që vepron në Serbi, për diskriminimin e hapur që po na bëhet si popullatë pakicë, nga të cilët do të kërkojmë dhe asistencën e tyre për avokimin e të drejtave tona të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare dhe tërheqjen e këtij vendimi arbitrar.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj dr. Driton Salihun, bashkëpunëtorin dhe Mikun tim të afërt për punën e palodhur, sidomos gjatë pandemisë globale, për profesionalizmin, efikasitetit dhe përkushtueshmërinë e tij për shëndetin publik të Komunës së Preshevës dhe procesin e pandalshëm të ndryshimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.