E GËRRDITSHME: Në prag të zgjedhjeve në Preshevë, “Solidi” pas’ka nevojë për 50 punëtorë

Sa herë që Presheva është në prag të zgjedhje, kryetari i Alternativës për Ndryshim, njëherit kryetari në detyrë i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, premton hapjen e vendeve të reja të punës, nga investitorë të huaj që po vijnë në Preshevë.

Për “fatin e mirë” të preshevarëve, fillimviti i 2021 ka nis me këmbë të mbarë. Kompania kosovare “Solid” që ka hapur një divizion të prodhimit në Preshevë, para tre vjetëve, paska nevojë për 50 punëtorë.

Lajmin e ka konfirmuar, vet i pari i Preshevës, përmes një postimi në facebook, ku ka takuar bashkëpronarin e kompanisë, Shefqet Kuqin.

Megjithate, preshevarët, e dijnë më së miri, funksionimin e kësaj kompanie, ku punëtorët e vet i ka paguarë me paga minimale, diku nga 5 mijë deri në 15 mijë dinarë (45 -125 euro) në muaj, dhe vazhdimisht i’u ka dhënë pushim të detyrueshëm, pa i treguar se a do të kthehen më në punë, me që kjo kompani, nuk ka punuar vazhdimisht në Preshevë.

Fakti që, kjo “Solid”, nuk ka funksionuar me rregullë në Preshevë, dhe pagat ekstrem minimale, nuk besohet se do të zgjon interesimin e qytetarëve preshevarë për t’u punësuar në prag të zgjedhjeve në Preshevë, edhe pse kjo komunë shqiptare, është komuna më e pazhvilluar në rajon.

Kujtojmë që, Shqiprim Arifi, në fillet e politikës së tij, pati premtua zhvillimin e Preshevës, duke sjell, edhe “investitorë gjerman” gjatë fushatave parazgjedhore, që kurrë më, në Preshevë, nuk janë dukur.

Më poshtë, ju sjellim, “lajmin e madh” mbi krijimin e 50 vendeve të reja të punës:

Sot mirëprita në takim udhëheqësin e kompanisë Solid, z. Shefqet Kuqin

Udhëheqësi i kompanisë Solid na njoftoi rreth konsolidimit të kompanisë, ku këtë vit ka filluar prodhimin në Tiranë dhe për Solid Europa në Preshevë dhe nevoja për zgjerim të stafit.

Solid Europa është kompania prodhuese e cila ka hapur për një kohë të shkurtër mbi 100 vende të punës në Preshevë.

Gjithashtu sot morëm njoftimin se kjo kompani ka potencial të punësoj edhe 50 persona dhe në këtë rast inkurajojmë gjithë të interesuarit të aplikojnë menjëherë për punësim në këtë kompani, përqindja e gjinisë femrore është mbi 90%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *