E FRIKSHME: Ja me çfarë sirena po karakterizohet çdo ditë Presheva (VIDEO)

776

Gjendja me pandeminë, COVID-19, në Preshevë, tashmë po karakterizohet shumë serioze.

Sipas një informaconi jo zyrtar, gjatë muajit nëntor, në Preshevë, janë regjistruar mbi 100 raste pozitive me koronavirus, derisa besohet se brenda muajit tetor dhe nëntor, COVID-19, i ka marrë jetën mbi 10 preshevarëve.

Një bashkëbisedues i yni, deklaron se gjendja me pandeminë në Preshevë, është tejet e rëndë dhe se ka plotë viktima, por edhe më tej njerëzit po ngurrojnë të tregojnë të vërtetën.

Portali LUGINALAJM, ka sigurua një video-inçizim, ku shihen se si rastet e rënda me koronavirus transportohet drejt spitalit të Vranjës dhe Surdulicës dhe më pas për në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

“Kjo është sirena e përditshme me të cilat po karakterizohet Presheva. Është gjendje e rëndë, padyshim” – na thotë bashkëbiseduesi.

Kujtojmë, që me koronavirus në Preshevë, është infektuar edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *