E fillon vitin me rrahje: Arrestohet nusja nga Gjilani pasi rrahu burrin dhe vjehrrën e saj

Një rast i dhunës në familje është regjistruar të dielën në Gjilan.

Policia ka arrestuar një grua pasi, pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj.

Si pasojë e kësaj, dy gratë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nusja është ndaluar për 48 orë.

“Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *