E dhimbshme: Ka ndërruar jetë 21 vjeçari nga Bilaçi, Sahit Hida
Në moshën 21 vjeçare, mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë, Sahit Hida nga fshati Bilaç i Komunës së Bujanocit.
Sipas informatave jo zyrtare, i ndjeri, nuk kishte ndonjë sëmundje përcjellëse, por sipas gjitha gjasave ka ndërruar jetë përderisa ishte duke fjetur.
Sahit Hida me profesion iehte mjeshtër i prodhimeve të dyerve dhe dritareve nga PVC materiali dhe njihej si një punëtor i madh në fshat.
Redaksia e portalit tonë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!