Dyvjeçarja e grabitur në Beograd, u gjetë e pa lënduar, të dyshuar për grabitjen e vajzës tre shtetas spanjoll! (Video)

195

585198_otmica05-foto-emil-conkic_ffDyvjeçarja e grabitur rreth orës 12:00h në lagjen e Beogradit “Vllezërit Jerkoviq”, është gjetur e pa lënduar, ndërsa grabitësit janë arrestur, shkruan Blic.
Vajza është gjetur tek Shimovci, pasi që grabitësit kanë tentuar të depërtojnë pagesën rrugore në autostradën tek Shidi.
Gjithnjë sipas policisë, të dyshuarit për kidnapimin e vajzës, nuk janë duke bashkëpunuar me policinë, por gjithsesi që po komunikojnë në mes vete në gjuhën spanjolle, të cilët tentuan që dy vjeçaren t’a depërtojnë nëpërmjet rrethojave përgjatë arratimin të tyre me automjetin BMW me tabela fraçeze.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 12:00h, derisa nëna bashkë me vajzën dyvjeçare në duar, kishin dal nga supermarketi në rrugën “Vllezërit Jerkoviq”, numër 227.
Gruajën bashkë me vajzën në duar, filloi ta ndjekë automjeti BMW, ndërsa nga ai mjetë doli një mashkull, i cili ia kindapoi me forcë nënës, vajzën dyvjeçe, dhe e më pas e tërhoqi në automjet. Në veturë, vajzën e morri një grua e cila ishte pjesë e grabitjes, ndërsa automjeti iku me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes./LuginaLajm/

Video:

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *