Dy vjet nga fitorja e madhe e PVD-së në Bujanoc

180

Më 24 prill të vitit 2016-të, në Serbi janë zhvilluar zgjedhjet lokale dhe parlementare, ndërsa Partia për Veprim Demokratik, shënoi fitoren e madhe në Bujanoc.

Dy vjet më parë, ndodhi  rikthimi senazional i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, ku lista e saj e udhëhequr nga kryetari Shaip Kamberi, arriti t’i grumbullojë 6018 vota, numër ky, që askush nuk e ka arritur në historinë e Komunës së Bujanocit.

Tanimë, Partia për Veprim Demokratik, qeveris me komunën e Bujanocit, në një koalicon të gjerë me disa nga partitë shqiptare dhe listat serbe.

Zyrtarisht, PVD ka ardhur në pushtet me 17 maj, atëherë, kur u votua kryetari aktual, Shaip Kamberi.

Kujtojmë se, nga viti 2012-të deri më 2016-të, pushtetin aktual e ka udhëhequr Partia Demokratike në krye me Nagip Arifin, e cila në zgjedhjet e 24 prillit të 2016-tes, doli partia e dytë më e votuar me 4.656 vota. Partia Demokratitke e Nagip Arifit, në kuvendin komunal është pjesë e opozitës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *