Dy sirianët e goditur nga treni, të premtën varrosen në Bujanoc!

298

filesDy sirianët të cilët humbën jetët në mënyrë tragjike në afërsi të Bujanocit, të premten (sot) pas namazit të Xhumasë, do të varrosenn në varrezat e qytetit në Bujanoc.
është rrjeti facebook, respektivisht llogaria personale e imamit Ulvi Fejzullahu nga e cila ka bërë të ditur që sot e premte, dy sirianët e goditur nga treni të dielën e kaluar, do të varrosen në varrezat e shqiptare-myslimane në Bujanoc.
“Neser në xhaminë e qytetit në Bujanoc, pas namazit të xhumasë do të bëhet varrimi i dy udhëtarëve (meshkuj) të paidentifikuar që humbën jetën tragjikisht, me indikacione se janë nga Lindja e Mesme (arab).
Ju bëj me dije juve, do të ishte mirë që ky varrim të përcillet edhe nga besimtarët e qytetit.
Varrimi bëhet në varrezat e qytetit të Buajnocës, nëpërmjet xhamisë së qytetit me kërkesën dhe inicimin Komunës së Bujanocit dhe kjo në koordinimin dhe dakordimin e Këshillit Bashkësisë Islame në Bujanoc në kontakt me kryetarin Sulejman efendi Fejzullahu.
shumë selame” – ka shkruar imami i Xhamisë së qytetit Ulvi Fejzullahu.
Sirianët e vdekur, po udhëtonin nga Maqedonia për në Serbinë qëndrore, që për destinacionin kishin Europën Perëndimore. Por, fatkeqësisht në afërsi të stacionit hekurudhor në Bujanoc, dy sirianët u goditën për vdekje nga treni i linjës ndërkombëtare i cili po barte mallra nga Maqedonia për Serbi./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *