Dy sekretarët shtetëror vizitojnë Bujanocin, takojnë Kamberin dhe Hasanin

233

imageDy sektretarët shtetëror pranë Ministrisë së kulturës dhe informimit Nino Brajoviq dhe ai i Ministrisë së vetqeverisjes lokale, Ivan Boshnjak, kanë vizituar komunën e Bujanocit dhe kanë zhvilluar takim të përbashkët me kryetarin Shaip Kamberi dhe deputetin, Fatmir Hasani.
Në takim, u bisedua për financimin e mediave nga pushteti lokal dhe mundësitë e bashkfinancimit te mediave nga Bujanoci nga konkurset e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë.
Gjithashtu nga takimi i sotëm, kryetari Shaip Kamberi u zotua për transparencë dhe mbështetje të drejt për mediumet lokale në Bujanoc dhe ka shtruar kërkesën për emitimin e programeve në gjuhë shqipe në Radio televizion publik.
Pjesëmarrës në takimin e sotëm ishin edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të shoqatës së gazetarëve të pavarur serb, NUNS.

Buxheti komunal për vitin 2017-të, ka ndarë 7 milionë dinarë për informim, 3 milionë më tepër në krahasim me pushtetin e kaluar./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *