Dy qytetarët nga Vranja kapen me mbi 6 kg heroinë në kufirin me Kroacinë (FOTO)

Dy persona nga Vranja, janë arrestuar në vendkalimin kufitar Batrovci pasi në veturën e tyre policia ka sekuestruar më shumë se gjashtë kilogramë drogë, për të cilën konsiderohet të jetë heroinë, tha policia, përcjell INFO VRANSJKE.

Në deklaratë thuhet se gjatë kontrollit të makinës, policia ka gjetur në pjesën e pasme të veturës 6.28 kilogramë gramë lëndë të dyshuar si drogë narkotike, heroinë, e paketuar në 27 pako, të fshehura në një bunker të posaçëm të automjetit.

Për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *