Dy preshevarë nuk rrespektuan kohën e vetëizolimit dhe dënohen me nga 30 ditë paraburgim, derisa tre bujanocas gjobiten me nga 50 mijë dinarë për ekspozim gjatë orës policore

2098

Tre persona nga Bujanoci janë gjobitur me nga 50 mijë dinarë, për shkak të ekspozitimit të tyre në vende publike, gjatë kohës kur është vendosur ora policore, nga 17:00h deri në 05:00h, shkruan “Bujanovacke”.
Sipas këtij mediumi serb që transmeton të dhënat nga Drejtoria e Policisë në Vranjë, dy të denuarit janë të moshës 19 dhe 39 vjeç.
Ndërsa në Preshevë, policia ka arrestua D.N. (1967) dhe N.N. (1991) nga kjo komunë, për shkak të mosrrespektimit të rregullave shëndetësore në kohën e pandemisë.
Bëhet e ditur që në kohën kur policia po kontrollonte pronat e perosnave ë vetëizoluar, ata nuk u gjetën në shtëpitë e tyre, edhepse ishin në vetëizolim.
Të dyshuarive i’u shqiptua padi penale nga Prokuroria Themelore Publike në Vranje. Për procedurat paraprake, Gjykata Themelore në Bujanoc, u’a caktoj nga 30 ditë paraburgim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *