Dy komunat e rëndësishme ku VETËVENDOSJE “deklasoi” kundërshtarët

220

Ferizaj dhe Gjilani, dy komuna që përbëjnë dy rajone të rëndësishme në Kosovë, mund t’i japin fitoren Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.

Në të dyja këto komuna, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, pas numërimit të shumicës së vendvotimeve, është duke kryesuar me dallim të madh të votave ndaj të tjerëve.

Në Ferizaj, pas numërimit të 85 për qind të votave, LVV prin ndaj LDK-së me 4 mijë vota më shumë.

Ndërkaq, në Gjilan, pas numërimit të mbi 80 për qind të votave, Vetëvendosje është e para LDK-së me rreth 5 mijë vota.

Në plan të përgjithshëm, Vetëvendosje është duke udhëhequr me 4 mijë vota më shumë sesa LDK-ja derisa janë numëruar rreth 74 për qind të votave. /Insajderi.com




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *