Dy futbollistet shqiptare nga Bujanoci, ftohen nga Reprezentacioni i Serbisë (FOTO)

802

Nëpërmjet një postimi në facebook, klubi futbollistik i femrave Presheva-Bujanoci, ka njoftuar se e dy futbollistet nga Bujanoci, Erda Alishani dhe Elda Nuredini, janë grumbulluar për Reprezentacionin e Serbisë.

“Sot ishte grumbullimi i reprezantacionit te vajzave ne Nish ku ishte grumbulluar vit lindja 2006/07. ku dy talentet tona ishin te ftuara Erda Alishani dhe Elda Nuredini.

Kff.Presheve Bujanoc ju uron sukesese deri ne arritjen synimeve te tyre” – thuhet në njoftimin e klubit.

Dy vashat nga Bujanoci, Erda Alishani dhe Elda Nuredini, janë ftuar për grupmoshat U-13, respektivisht U-15, ku portierja Alishani, ka kohë që është përzgjedhur nga seleksionuesi i Serbisë për femra.

Sipas trajnerit të Sherif Jonuzi, vajzat e klubit të tij, pothuajse ftohen nga seleksionuesi për çdo ndeshje përgaditore të reprezentacionit në Nish./LUGINALAJM/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *