Dy fëmijë në Podujevë gjejnë një kuletë plot me para, e dorëzojnë në Polici

Dy fëmijë llapjanë, Elvir Vërshevci dhe Amir Kadriu, kanë gjetur një kuletë me plot para në një rrugë të qytetit të Podujevës.Të dy këta fëmijë, së bashku, kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor të Podujevës, me qëllim që e njëjta t’i kthehet pronarit.

Vërshefci dhe Kadriu janë nxënës të shkollës fillore “Enver Maloku”.
Duhet theksuar se shumë qytetarë në Podujevë gjërat me vlerë që gjejnë i kthejnë tek pronarët, ose i dorëzojnë ato në Polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published.