Duka: Mbështetje për futbollin e Preshevës

234

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pritur të shtunen, përfaqësuesit e KF Lugina, nga Lugina e Preshevës. Drejtuesi i klubit Nagip Jakupi dhe sekretari i tij Ardian Agushi, e kanë njohur presidentin Duka me problematiken e futbollit në Preshevë dhe kanë kerkuar mbështetjen e FSHF.

Pjesëmarrja e klubit futbollistik Lugina në Kupën “Pavarësia”.
Mbështetje nga FSHF për Klubin Lugina në bazë materiale (uniforma,topa etj).
Pjesëmarrja në seleksionimet e grupmoshave në FSHF.
Licensimet e Trajnerëve, UEFA C dhe UEFA B në FSHF, si edhe trajnimet për Arbitrat.

Numri 1 i futbollit shqiptar, pasi ka ndjekur rezymenë e paraqitur, i ka garantuar miqve  plotësimin e të gjitha kërkesave që ata paraqitën. Presidenti Duka ngarkoi një grup pune për të ndjekur detajet e plotësimit të tyre, si dhe garantoi mbështetjen institucionale dhe personale për zgjidhjen e problemeve që ka futbolli në këtë krahinë. Në fund, ai pranoi me kënaqësi, kërkesën për të vizituar Preshevën dhe për tu njohur nga afër me problematikën e futbollit në krahinën e saj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *