Drekë pune në mes të Ambasadorin amerikan Anthony Godfrey dhe kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafa – bisedohet për pozitën e shqiptarëve në ketë rajon

354

Gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Anthony F. Godfrey qëndroi në Preshevë dhe në Bujanoc, ku pati disa takime të njëpasnjëshme me udhëheqësit dy Preshevë e Bujanoc, Shqiprim Arifin e Shaip Kamberit, ku më pas takoi edhe, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Ambasadori Anthony Godfrey takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa e ka zhvilluar në hotel “Rozafa” në Bujanoc, me drekë pune, ku kanë bashkëbiseduar për të gjitha çështjet që janë preukupim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.K

“Sot patëm nderin madh dhe kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH. T. Z. Anthony Godfrey, në një drekë pune” – ka shkruar pas takimit, Ragmi Mustafa në profilin e tij.

“Me Ambasadorin Godfrey bashkëbiseduam për çështjet e rëndësishme dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës” – ka shkruar kryetari Mustafa.

“Një fokus i veçantë iu kushtua edhe fushëveprimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Njoftova me sukseset dhe të arriturat e KKSH-ës si dhe kërkova mbështetjen për çështjet që duam të adresojmë këtë vit. Shpreha mirënjohjen për prezencën e ambasadorit Godfrey që shpreh përkushtimin e SHBA-ve dhe seriozitetin e angazhimit në rajon” – përfundon njoftimi nga kryetari i KKSH- së, Ragmi Mustafa.

Ambasadori amerikan i sapoemëruar në Beograd, Anthony Godfrey, po zhvillon një vizitë tre ditore në Luginë të Preshevës, vizitë e tij e parë për këtë rajon./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *