Drejtori Nadër Sadiku me fitore bindëse në kolektivin e gjimnazit “Skenderbeu” edhe për një mandat katër vjeçar

407

Drejtori aktual i Gjimanzit “Skenderbeu” në Preshevë, Nadër Sadiku, ka marrë shumicën e votave të kolektivit edhe për një mandat katër vjeçar.

Në gjimanizin preshevar, sot këshilli i profesorëve, ka votuar për kandidatin për drejtor për mandatin e ri të atij institucioni arsimor.

Nadër Sadiku, drejtor aktual, ka fituar shumicën dërmuese nga kolektivi i shkollës, ku nga 103 profesorë, Sadiku ka fituar 85 vota sosh.

Megjithate, Sadiku në ketë garë pati edhe kundër kandidatë të cilët ishin shumë larg përkrahjes të këshilli të profesorëve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *