Drejtori i policisë në Serbi: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë

302

Drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebiq, thotë se autoritetet serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë nëse, siç e quan ai, “do të ndodhë një eksod i popullit serb”, shkruan Mekulipress, përcjell LuginaLajm.

Rebic thotë se policia serbe kishte njohuri që Njësia Speciale do të zhvillonte aksione në veri të Kosovës sot gjatë orëve të para të mëngjesit

Ai i  i tha RTS-së se 24 automjete të blinduara kishin hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës herët në mëngjes, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloret dhe rezolutat dhe ishte një rast tjetër i frikësimit të serbëve.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Serbia në raste të tilla, Rebiq tha se Serbia ishte e gatshme të ndërhynte nëse do të ndodhte një eksod i popullit serb, por ai ishte i bindur që nuk do të ndodhte.

Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor në veri të vendit ku ka arrestuar 2 persona, ku njëri prej tyre dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit./Mekulipress/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *