Drejtori Ekrem Xhemaili priti në vizitë refugjatët e Lindjes së mesme, ata u ndanë të kënaqur

Për ndër të ditës së gruas “8 marsi”, drejtori i Bibliotekës së qytetit në Bujanoc, Ekrem Xhemaili, ka pritur në për një vizitë, refugjatët e Qendrës së refugjatëve në Presheva, nga ku ata u njoftuan për institucionin dhe në përgjëthësi për qytetin e Bujanocit.

“Sot me rastin e ditës së ” 8 marsit” Ditës ndërkombtare të Gruas Bibliotekën “14 Nëntori” në Bujanoc e vizituan një grup refugjatësh nga qendra për Refugjat në Preshevë ku u ndan jashtëzakonisht të knaqur me rastin e vizitës. Në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që drjtojë i dëshirova mirëseardhje dhe ia urova ‘8 marsin’ – ditën e gruas” – ka shkruar në origjinalitet drejtori, Ekrem Xhemaili.

Ndryshe, kohëve të fundit numri i emigrantëve nga vendet e Lindjes së mesme, është dukshëm më i vogël, krahasuar me vitet paraprake, ku gjatë ditës nëpër Komunën e Bujanocit, drejt qyteteve kufitare Suboticë dhe Shabac, kalonin mbi 10.000 emigrantë./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *