Drecun: 500 serbë kanë dëshmuar kundër Haradinajt në Hagë

91

Prokuroria e Hagës ka dëgjuar rreth 500 dëshmi të serbëve kundër ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kështu ka deklaruar sot Kryetari i Komisionit Parlamentar të Serbisë, Milovan Drecun, shkruan Politika, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se disa prej këtyre dëshmitarëve kanë kërkuar nga forcat e sigurisë së Serbisë që të merren nën kujdesin e tyre.

Pastaj Drecun ka pohuar se ka hapësirë përmirësim të programeve të mbrojtjes së të dhënave të  dëshmitarëve nga Prokuroria Speciale e Hagës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *