Dr.Riad Ramadani nga Lluçani, pjesë e “Dekadës së re” të Kadri Veseli (VIDEO)

635

Kandidati për kryeministër nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka prezentuar anëtarësinë më të ri në PDK, Riad Ramadani.

Riad Ramadani është me prejardhje nga Lluçani i Bujanocit, ndërsa me profesion është doktor i Inxhinierisë mekanike, dhe punon si asistent në Fakultetin e Makinerisë të Universitetit të Prishtinës

”Riad Ramadani është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka doktoruar në Inxhinieri Mekanike dhe punon si asistent në Universitetin e Prishtinës.

Riadi, bashkë me gjeneratat e reja, me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë hyrë politikës për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukuri negative në shoqërinë tonë, duke i jetësuar pritjet e qytetarëve dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë!” – ka shkruar Veseli në facebook, derisa ka publikuar videon e anëtarësimit të Riad Ramadanit në PDK./LuginaLajm/

Riad Ramadani është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka doktoruar në Inxhinieri Mekanike dhe punon…

Publicerat av Kadri Veseli Fredag 30 augusti 2019




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *