Dr.Bejta: Një nga netët më të rënda në karrierën time si mjek – “Bëmë më të mirën tonë, që ti ndihmojmë të gjithë”

Mjeku shqiptar, i punësuar pranë emergjencës së Bujanocit, Dr.Bejtulla Ajeti, natën e mbrëmshme e ka përshkuar si njërën nga netët më të rënda në karierën e tij, pasi që ka trajtuar të aksidentuarit e rinjë mbi fshatin Lluçan.

Dr.Bejta, në detaja e ka përshkaruar ngjarjen e tmerrshme, ku të aksidentuarit e rinjë, janë sjell në gjendje të rëndë, nga të cilit, dy prej tyre, fatkeqësisht, kanë humbur jetën.

“Një nga netët më të rënda në karrierën time si mjek. Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve për dy djemt që si pasoj e lëndimeve të rënda trupore sonte kanë ndërru jetë,nga gjashtë sa ishin në makinë edhe atë më i vogli 12 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç” – ka shkruar në origjinalitet, Dr.Bejtulla Ajti, mjek kujdestar në Emergjencën e Bujanocit.

Ai për më shumë, ka dhënë edhe detaje [ër të lënduarit e tjerë.

“Dy fëmijë më lëndime më të rënda trupore pas trajtimit fillestar në Bujanoc, janë dërgu në QS Vrajë/ pastaj nga dy ekipet tona të urgjencës janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKU Nish. Më i riu është trajtu në QS Vrajë, dhe pritet të kthehet në shtëpi. Dhe i fundit ka pësu lëndime më te lehta trupore” – ka njoftuar në origjinalitet. Dr.Bejtulla Ajeti.

Mjeku shqiptar, ka kërkuar nga portalet që të mos publikojnë fotografi të të aksidentuarve, me që janë të moshave të mitur, derisa ka shprehur ngushëllime për familjet e tyre, dhe ka uruar të aksidentuarit që të shërohetn sa më shpejt, duke shtuar se: “Bëm më të mirën tonë, që ti ndihmojm të gjithë”.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë, shkrimin e Dr.Bejtulla Ajeti, mjek kujdestar në Emrgjencvën e Bujanocit:

Një nga netët më të rënda në karrierën time si mjek.

Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve për dy djemt që si pasoj e lëndimeve të rënda trupore sonte kanë ndërru jetë,nga gjashtë sa ishin në makinë edhe atë më i vogli 12 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç.

Dy fëmijë më lëndime më të rënda trupore pas trajtimit fillestar në Bujanoc, janë dërgu në QS Vrajë/ pastaj nga dy ekipet tona të urgjencës janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKU Nish.

Më i riu është trajtu në QS Vrajë, dhe pritet të kthehet në shtëpi

Dhe i fundit ka pësu lëndime më te lehta trupore.

Ndiej përgjegjësi si mjek kujdestar dhe përballjen me këtë situat të rënd, ti kërkoj portaleve, individëve të mos japin emra, sepse të gjithë janë nën moshën 18 vjeç. Deri sa edhe familjet nuk e kanë ditë se çka po ndodh me fëmijët e tyre.

Edhe njëher familjeve të të aksidentuarëve ngushëllime për humbjen e fëmijëve.

Fëmijëve tjerë shërim sa më të shpejt. Bëm më të mirën tonë, që ti ndihmojm të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.