Dr.Afërdita Mustafa apel për prindërit: Ju lutem sjellni fëmijët tuaj për vaksinim të rregulltë – ja cila moshë

Koordinatorja për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, dr.Afërdita Mustafa, ka apeluar tek të gjithë prindërit që kanë fëmijë të lindur më 2007 dhe 2008, ti sjellin për vaksnim të rregulltë, me që, asnjë institucion nuk t’iu dërgoj ftesa veç-e-veç.

Këtë thirrje specialistja e pediatrisë e ka bërë përmes portalit LUGINALAJM, ku është sprehur:”Ftoj të gjithë prindërit që kanë fëmijë të lindur më vitin 2007 dhe 2008, që t’I sjellin ata për vaksinim. Ky vaksinim, po bëhet sipas kalendarit të paraparë për vaksinim dhe nuk ka kurrfarë lidhje me vaksinat antiCovid” – ka apeluar Dr.Afërdita Mustafa.

Ndryshe, ky apel i Dr.Afërdita Mustafës vjen si rezulta që më asnjë institucion nuk do t’iu dërgoj thirrje fëmijëve për vaksinim, dhe se tani e tutje, thirrje për imunizim do të bëhen përmes mediave të ndryshme./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.