Dorëhiqet drejtori i Spitalit të Vranjës Dr.Sasha Gjorgjeviq

6856

Dr Sasha Gjorgjeviq, specialist në kirurgji të përgjithshme, drejtori i Spitalit të Vranjës, konfirmoi për gazetarët të martën se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij, të cilin e kishte ushtruar më pak se dy vjet.

Ai nuk ka dashur të komentojë arsyet, por tha se ai i shpjegoi dorëheqjen e tij në detaje drejtoreshës Dr. Liljana Antiq, transmeton portali “Vranjske”.

Gjorgjeviq tha se nuk po ikte nga puna e tij dhe se ai mbetet në disponim për pacientët e tij, me të cilët do të punonte si më parë.

Spekulohet se Dr.Gjorgjeviq kohë të gjatë nuk pajtohet me organizimin e punës të menaxhmentit të tanishëm, ndërsa  situata raportohet se ka arritur kulmin këto ditë kur u shfaqën pacientët e parë me koronë, përfshirë edhe një mjek.

Dr. Sasha Gjorgjeviq është Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme. /Nacionali/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *