Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë ministrin e Financave të Turqisë

134

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, sot në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë ka pritur ministrin turk të Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, sot në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë ka pritur ministrin turk të Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, raporton Anadolu Agency (AA), përcjell Telegrafi.mk.

Ministri turk Albayrak qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ndërsa pas takimit me Trumpin në Twitter shkroi se takimi dhe bisedimet kanë qenë konstruktive.

“Jemi dakord se duhet vazhduar bashkëpunimi intensiv me sekretarin amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe këshilltarin kryesor të Trumpit, Jared Kushner”, tha Albayrak.

Albayrak mbrëmë në Washington mori pjesë edhe në seancën e 37-të të rregullt vjetore të Këshill të Bashkëpunimit Amerikano-Turk (TAIK) dhe Këshillit Amerikano-Turk (ATC), ndërsa në adresimin para të pranishmëve tha se themelet e bashkëpunimit amerikano-turk e përbëjnë aleanca e fuqishme historike në NATO dhe lidhet e fuqishme dhe efikase institucionale./Telegrafi.mk/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *