Dogmatizmi i APN-së

Dogmatizmi i referohet, prirjes për të marrë të sigurta parimet ose doktrinat në një mënyrë absolute, pa pranuar pyetje.

Pra, me termin dogmatizëm shihet pranimi verbërisht i një doktrine, pa marrë parasysh kushtet konkrete të zbatimit të saj.

Respektivisht, ky term përdoret për të treguar mënyrën e të menduarit e të vepruarit që i konsideron pikëpamjet, idetë, konceptet si të pandryshueshme.

Që nga fillimi i debatit për listën e përbashkët parlamentare, qëndrimi i APN-së, se këtij subjekti i takon vendi i parë në listë, sepse “janë më të mëdhenjtë në Luginë”, dal-ngadal po shndërrohet në një dogmë, të cilën po e beson anëtarësia e këtij subjekti, vetëm e vetëm se këtë e ka deklaruar kryetari i saj, pa shtruar as edhe një pyetje, pa kërkuar sqarime për faktet që duhet ta mbështesin këtë qëndrim.

Cilët janë faktet reale që duhet të ndikojnë në vendimin për listën e unifikuar, respektivisht të parin e kësaj litse?

E para, APN nuk është subjekti më i madh në Luginë të Preshevës, siç pretendon i pari i kësaj partie, duke e shndërruar kërkesën e tij në dogmë. Statistikat zyrtare flasin krejtësisht diçka tjetër, kur numërohen votat e APN-së dhe PVD-së në nivel të tre kuvendeve komunale (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) sikurse dhe votat rajonale të tyre për Këshillin kombëtar:

 

Preshevë

Bujanoc Medvegjë Këshilli Kombëtar Gjithsejt
PVD

3345

3727 273 4719

12.064

APN 6102

1658

392 një listë e përbashkët me PD

3723

11.875

 

E përkthyer në mandate:

PVD ka 7 mandate në KK Preshevë, 8 mandate në KK Bujanoc, një mandat në KK Medvegjë dhe 6 mandate në Këshillin kombëtar, që gjithsejt janë 22 mandate të PVD-së.

APN ka 14 mandate në KK Preshevë, 3 mandate në KK Bujanoc, 1 mandat në KK Medvegjë dhe 4 mandate në Këshillin kombëtar, që gjithsejt janë 22 mandate përfaqësuese të këtij subjekti.

Kjo më së miri tregon për një forcë të njëjtë rajonale të dalur nga zgjedhjet por, fakti që APN ka djegur 4 mandatet e veta në KKSH dhe një mandat në Medvegjë, flet për seriozitetin përfaqësues brenda këtij subjektit.

E dyta, kur si referencë marrim përfaqësimin parlamentar të tre deputetëve shqiptarë, statistika është e pamëshirshme:

-Shaip Kamberi i PVD ka patur 41 paraqitje (për nivelin e këtyre paraqitjeve nuk po flasim se kjo është më e veçantë),

-Nadije Beqiri e PD ka patur 8 paraqitje dhe

-Argjent Bajrami i APN ka patur vetëm 1 paraqitje.

E treta, kur flasim për marrëveshjen e kaluar duhet potencuar nenin 8 të saj, sipas të cilit deputetët është dashur të marrin pjesë më së paku 80% të seancave, edhe këtu statistikat janë të pamëshirshme. Argjent Bajrami është ndër deputetët me më pak pjesmarrje në Parlament.

Të tre këto elmente, po të trajtoheshin paanshëm, dëshmojnë se cilit subjekt i takon numri një në listën e përbashkët.

Por, fakti se kjo temë po dogmatizohet, dhe po tentohet pa u përdorur statistikat dhe niveli i përfaqësimit të deputetëve në parlament, të përcaktohet prijësi i listës sipas kanonit të pakundërshtueshëm kishtar, ka sjellur në një situatë pa rrugdalje.

 

Agon Islami

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.