Djokovic kërcënon hapur një shikues (VIDEO)

197

Novak Djokovic është renditur në të tetën e finales në US Open, pas fitores ndaj amerikanit Denis Kudla me rezultat 3:0 (6:3, 6:4, 6:2).

Mirëpo, fitorja e tij mbeti nën hijen e një incidenti që ai e pati me një shikues, derisa tenisti serb po e kryente ngrohjen para fillimit të lojës.

Nuk është e qartë krejtësisht se çfarë ndodhi në atë moment, por Djokovic është dëgjuar duke i thënë: “Do të të gjej pas lojës, më beso”.

Pas lojës ai nuk ka dashur të tregojë më shumë rreth rastit, por ka thënë se ai person i ka ndihmuar, megjithëse nuk e ka pasur atë qëllim.

“Do të mbetet në mes nesh. Megjithatë, është e sigurt se ai më ka ndihmuar. Ai nuk e di këtë, por më ka ndihmuar. Nuk dua të flas më shumë për këtë. Më ka bërë një shërbim të madh, megjithëse nuk e kishte për qëllim”, ka thënë Djokovic, duke i përsëritur disa herë këto fjalë.

Në fund, ai ka thënë se me siguri kanë ndikuar edhe pijet alkoolike, të konsumuara nga disa të rinj.

“Nju Jorku në mbrëmje ‘vlon’ dhe disa të rinj me siguri kanë pirë më shumë se që e kanë menduar.. Sidoqoftë, në fund gjithçka ishte mirë”, është shprehur Djokovic.

Në rrethin e ardhshëm të US Open, Djokovic do të takohet me zviceranin Stan Wawrinka.

You May Like




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *