Djali i Sami Lushakut ia vendos fotogafinë e Thaçit në Kuvend Vjosa Osmanit

337

PDK’ja vendosë fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi, në Kuvendin e Kosovës, në pjesën nën flamurin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Deputeti Mërgim Lushtaku nga PDK’ja ka vendosur fotografinë nën flamurin e vendit, derisa kryeparlamentrarja po fliste për pikat e rendit të ditës.

E gjithë kjo vjen si protestë ndaj Vjosa Osmanit e cila ka hequr nga zyrja e kuvendit të saj fotografinë e Thaçit, dhe ka e vendosur të Presidentit Rugova.

PDK ka kundërshtuar një veprim të tillë të Osmanit, duke e quajtur kundërligjore. Ndërkaq, kryetarja Osmani ditë më parë ka thënë se nuk e ka larguar nga zyra, por vetëm e ka zhvendosur në një kënd tjetër të zyrës.

Ajo ka thënë se nuk ka shkelur ligjin dhe nuk do të merret më me këtë çështje. /gazetametro.net





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *