Dj Protone nga Bujanoci i shpalos planet në Wazzup të Klan Kosova (Video)

269

fotoËshtë një nga DJ më të mirë shqiptar. Veton Rexhepi apo siç njihet ndryshe si Dj Protone nga Bujanoci ka qenë mysafiri i radhës në emisionin Wazzup në Klan Kosova.

Ai ka shpalosur planet që i ka në të ardhmen. Protone ka zbuluar se është duke punuar në dy instrumentale që do realizohen me klip e që do lansohen shumë shpejt.

Njëri instrumental do të ketë në vete instrumente shqiptare si fyelli,lahuta e kavalli dhe klipi do xhirohet në vende të ndryshme në shqiptari, duke prezantuar kështu kulturën shqiptare në gjithë Evropën ku do të transmetohet.

Kurse tjetri është në një bashkëpunim me një DJ boshnjak dhe klipi do të xhirohet në Bosnjë e Hercegovinë.
Por ai nuk do ndaloj me kaq. Kjo pasi atë në këtë verë e presin shumë mbrëmje muzikore dhe koncerte./LuginaLajm/

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *