“Ditët e Komandant Lleshit”, ja agjenda e aktiviteteve për manifestimin tradicional të publikuar nga BL Tërnoc

257

Nëpërmjet një njoftimi, Bashkësia Lokale e Tërnocit ka bërë publike agjendën dhe orarin e aktiviteteve për manifestimin tashmë tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, kushtuar heroit të kombit, Ridvan Qazimit.

Në njoftim, thuhet:

Të nderuar qytetarë,

Njoftoheni se Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” do të organizohet si në vijim:

23.05.2019 E Enjte

13:00 – 14:30 Ora Letrare (Salla e vogël e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc)

21:00 – 22:15 Shfaqja “Misteri” nga Teatri i qytetit të Preshevës (Salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc).

24.05.2019 E Premte

13:30 – 15:30 Marshuta për tek vendi i rënies së Komandant Lleshit – nisja bëhet nga Stadium i KF “Tërnocit”

15:30 – 16:00 Vizitë familjes

16:00 – 16:30 Vizitë Muzeut të Komandant Lleshit

16:30 – 18:00 Ndeshja Tradicionale e futbollit – KF “Tërnoci” vs KF ” Bashkimi” Kumanovë.

25.05.2019 E Shtunë

13:30 – 14:00 Homazhe te varrezat dhe vendosja e kurorave tek varri i Komandant Lleshit dhe dëshmorit Besim Faiku

14:00 – 15:00 Akademia përkujtimore (Salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc).

KËSHILLI ORGANIZATIV

Më 25 maj të vitit 2001, Ridvan Qazimi, i njohur me nofkën e luftës Komandant Lleshi, ra heroikisht në vendin e quajtur “Gurtë e Bujve”, mbi fshatin Tërnoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *