Digjet plotësisht vetura e parkuar në afërsi të “Etno Kafana” në Bujanoc – ende nuk dihen arsyet e zjarrit (VIDEO)

Një automobil i parkuar në afërsi të “Etno Kafana” në Bujanoc, është djegur plotësisht, diku rreth orës 11:30h në mbrëmjen e së shtunes .

Sipas dëshmitarëve, makina është djegur me shpejtësi të madhe, derisa intervenimi i zjarrëfikësve nuk ka mundur t’a parandalojë djegen e tërësishme të automjetit.

Policia është duke zhvilluar hetimet, ndërsa pronari ka deklaruar se ishte dje/mbrëmë  në kafene, nga ku shkoi në shtëpi në këmbë rreth orës 21:00, dhe se e la makinën të parkuar afër kafenesë.

Sipas të njejtit, policia i ka delaruar se, derisa të mbërrijnë rezultatet e hetimit, ata nuk kanë asnjë informacion.

Megjithate, portal serb “Bujanovacke” ka publkua një video ku shihet djegia e automobilit në Bujanoc.

Leave a Reply

Your email address will not be published.